Mr. Lulzim A. Beqiri

Republika e Kosovës me 6 tetor shkoi në zgjedhje të
parakohshme si rezultat i dorëheqjes së Kryeministrit Haradinaj, në mungesë të
një konsensusi brenda koalicionit qeverisës dhe ftesës nga Gjykata Speciale.

Mirëpo kanë kaluar me shumë se një muaj nga mbajtja e
zgjedhjeve e që ende Kuvendi nuk ka arritur të mblidhet si rezultat i mos
certifikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së, kjo fal ankesave të subjekteve
politike, dhe lojës së PZAP-së me Gjykatën Supreme lidhur me ankesat e palëve.

Republika e Kosovës gjendet në një situatë kritike sa i
përket zhvillimit ekonomik dhe uljes së papunësisë, Kosovën e presin shumë
procese siç janë: Kosova e re, PTK-ja, Ligji i Pagave, Autostrada e Dukagjinit,
Tarifa ndaj Serbisë, Sektori Privat, Paga Minimale, Sigurimet
Shëndetësore,  Ndërmarrjet Publike,
Trepça, Papunësia, Korrupsioni, Nepotizmi….

Zhvillimi ekonomik dhe
punësimi janë problemet kryesore të rinisë kosovare, sipas të dhënave zyrtare
nga Agjencia e Statistikave të Kosovës papunësia sillet rreth 30%, ndërkaq
sipas shumë hulumtimeve të organizatave të ndryshme që monitorojnë punësimin
papunësia arrin deri në 40%, prandaj kemi edhe dëshira nga
  kosovarët të ikin nga ky vend, për një jetë më të mirë, përderisa
analizon pasurinë e pushtetarëve që shumë nga ta janë milionerë e që besa edhe
miliarderë pa ndonjë mbulesë të dëshmuar  e për pasojë të politikave jo të duhura nga
ana e institucioneve biznesi kosovar po has në barriera jo logjike, konkurrenca
jo lojale, kamatat e larta, procedura burokratike, të gjitha kanë ndikuar
dukshëm në perceptim negativ të investitorëve për të investuar në Kosovë.

Kriza aktuale
institucionale vetëm e ka vulosur dështimin ekonomik të Kosovës, do të duhen
vite derisa të kthehet besimi i investitorëve të huaj dhe atyre vendas, pasi
ata siç dihet e kanë humbur besimin edhe për shkak të jostabilitetit politik.
Kontribuuesit kryesor në këtë situatë janë politikanët e Kosovës, sado që kemi
ligje në harmoni me ligjet ma të zbatueshme në Bashkimin Evropian, për ne nuk
vlejnë, përderisa politikanët shtyhen për interesa të tyre partiake, ekonomia e
Kosovës është tashmë e dështuar. Në njërën anë është Serbia ajo që po lobon
fuqishëm me të gjithë arsenalin e vet për ta paraqitur pavarësinë e Kosovës si
të dështuar, e në anën tjetër politikanët tanë pa kurrfarë fytyre janë duke
fundosur ekonominë me veprimet e tyre të papërgjegjshme.

Kosova tashmë ka humbur
shumë hapa në zhvillimin ekonomik dhe se ngecjet e tilla do të kenë pasoja
afatgjate në ekonomi, mendoj  se krijimi
i një qeverie stabile është ndër kushtet kryesore për zhvillim ekonomik dhe
tërheqjen e investitorëve.

Stabiliteti politik është
një faktor esencial për normalizimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm eko­nomik të
çdo vendi. Lufta e fundit në Kosovë bart me vete edhe një sërë transformimesh
në rrafshin politik dhe ekonomik.

Me përfundimin e luftës,
fokusimi i udhëheqjes kosovare u shtri në hartimin e strategjive për “një shtet
të ri” para së gjithash politik. Ky fokusim, për legj­i­t­i­m­itet ndërkombëtar
karshi Kosovës, duke u konsideruar primar dhe çelës për fushat tjera të
zhvillimit të vendit, mori energjinë më të madhe të përkushtimit.

Madje Kosova si “rast
politik” (dhe vetëm politik) është ende shumë aktual. Kosova është ende e
pranishme në mediat botërore. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, mediat
ndërkombëtare janë duke e përcjellë betejën diplomatike (mes udhëheqjes
kosovare dhe asaj serbe).

Kjo dërgon një imazh të jost­a­b­ilitetit tek
investitorët e huaj. Edhe pse deri më sot, Kosova është njohur me mbi 100
shtete, duke përfshirë 22 Shtete Anëtare të BE-së, megjithatë refuzimi i pjesës
tjetër i vendeve anëtare për ta njohur Republikën e Kosovës po e pengon
zhvillimin ekonomik dhe politik të vendit.

Hartimi i projekteve dhe
strategjive duke normalizuar raportet me shtetet që tashmë njohin shtetësinë e
Kosovës dhe duke ndjekur ecurinë e njohjeve tjera Kosova mund të normalizojë
edhe fun­k­sionimin ekonomik të vendit.

Kosovën e presin shumë sfida në procesin e zhvillimit
ekonomik, andaj duhet me hapa të shpejt të formohet qeveria e re për t’i dal
ballë kërkesave të qytetarëve për një jetë më të mirë, sektori privat është
buzë greminës,  sektori privat duhet të jetë top prioritet i
qeverisë së re, kostoja e pagave të sektorit publik ka pasoja në politikat
monetare dhe fiskale në Republikën e Kosovës dhe këto të fundit kanë gjithashtu
një ndikim thelbësor mbi pagat e sektorit privat. Ky ndikim mund ta rrezikojë
konkurrueshmërinë e ekonomisë dhe, nëpërmjet peshës së inflacionit, mund ta
vërë në rrezik stabilitetin makroekonomik.

Agjencia e Statistikave e Republikës së Kosovë e
publikoi nivelin e pagës mesatare bruto dhe
neto sipas sektorëve nga viti 2012 deri në viti 2016. Sipas këtyre të dhënave,
sektori privat mbetet me i diskriminuari ndër sektorët në Kosovë. Në vitin 2012
paga neto mesatare në sektorin privat ishte 333 euro dhe për 5 vite kishte një
rritje prej vetëm 0.80 euro cent në vit, gjë që nuk do koment: ky sektor ka
mbetur në mëshirën e fatit. Vetëm në vitin 2017 në sektorin privat jetën e kanë
humbur në vendin e punës mbi 17 punëtorë, pa gëzuar as edhe ndihmën elementare
nga shteti.

Vendimi i fundit i PZAP-së për rinumërim të rreth 1500
vendvotimeve minon edhe më shumë formimin e qeverisë se re duke vë në rrezik
edhe miratimin e buxhetit të shtetit për vitin 2020, andaj treni i fundit për
zhvillim ekonomik është qeveria e re, sovrani ka vendos për ndërrim të
pushtetit duke mbështet opozitën dhe ndëshkua pushtetin i cili është shquar për
korrupsion, nepotizëm dhe defekte tjera të pariparueshme.

Republika e Kosovës në
asistencë sociale ka qindra mijëra qytetarë, sipas ASK-së në vitin 2015 janë
107,451 qytetarë që marrin asistencë nga shteti ose mbi 25 mijë familje, në
vitin 2016 ndihmën e shtetit e kanë pranuar 26,302 familje dhe në vitin 2017
rreth 106,628 qytetar kanë përfituar nga skemat sociale nga Qeveria e Kosovës,
pra duhet formim sa më shpejt i qeverisë për t’i dhënë drejtim zhvillimit dhe
mirëqenies së qytetarëve.

Prandaj rekomandimi ynë
është formimi sa ma i shpejt i qeverisë se re me udhëheqës opozitën sepse kjo
ishte edhe dëshira dhe vullneti i sovranit, siç dihet fituese e zgjedhjeve doli
Lëvizja Vetëvendosje pastaj Lidhja Demokratike e Kosovës që sipas përllogaritjeve
kanë shumicën e mjaftueshme për formim të qeverisë, nuk duhet humb edhe një
minutë sepse pritja për ndryshim ka sjell demoralizim të paparë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re