Komisoni i Ligjeve ka refuzuar kërkesën e presidentit Ilir Meta që me datën 10 maj të zhvillohet ballafaqimi për nismën e dytë të mazhorancës për shkarkimin e tij nga posti më i lartë i kryetarit të shtetit.

Mazhoranca ka vendosur që ky ballafaqim mund të bëhet me datën 6 maj. Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja gjatë mbledhjes ka kërkuar që takimi i radhës të zhvillohet sërish ditën e nesërme, 6 maj.

Ndërkohë Manja ka ftuar edhe Presidentin Ilir Meta që të jetë i pranishëm ditën e nesërme në mbledhje.

Kështu Komisioni i Ligjeve , me 13 vota pro dhe vetëm 1 kundër miratoi që mbledhja dhe dëgjesa e Presidentit Meta të zhvillohet me datë 6, ora 11:00.

“3 pro, 1 kundërt, asnjë abstenim, mbledhja e Komisionit të Ligjeve do të jetë nesër në orën 11:00 dhe në rend dite do të jetë edhe njoftimi i Presidentit të Republikës për t’u dëgjuar dhe shprehur në lidhje me kërkesën e një grupi prej 50 deputetësh që kanë kërkuar shkarkimin e Presidentit”, tha Manja.

Data 10 Maj e kërkuar nga Meta mund të lidhet edhe me afatin ligjor e kohor ku Parlamenti mund të ketë të drejtën e nisjes së hetimit. Presidenti kërkon që ta kalojë afatin 9 maj, si datën e fundit për nisjen e shqyrtimit të hetimit të një procedure të re hetimor për shkarkimin e presidentit.

“Brenda këtij afati, Kuvendit i mbaron mandati në 9 shtator 2021. Sot është data 5 maj, e akoma nuk ka hyrë në afatin katër muaj të mbarimit të mandatit kushtetuese. Komisioni i ligjeve është brenda të gjitha afateve për ta shqyrtuar kërkesën e 49 deputetëve kolegëve.

Kuvendi do të duhet ta shqyrtoje brenda këtyre afateve që përcakton Kushtetuta dhe Rregullorja”, deklaroi kryekomisioneri Ulsi Manja në mbledhjen e komisionit të sotëm të Ligjeve. Ai ka shtuar se procedurat për shkarkimin e Metës do të ecin më shpejt se sa janë ndjekur në komisionin e mëparshëm hetimor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko