Inxhinieri i Bashkisë së Himarës Elton Marko është vënë në prangat e policisë, për shkak se dyshohet si i përfshirë në dosjen e falsifikimit të pronave në Dhërmi.

Marko është punonjës i Bashkisë Himarë dhe punon si inxhinier topograf pranë kësaj Bashkie dhe është marrë nën hetim për falsifikim dhe pastrim parash nga Prokuroria e Vlorës.

Arrestimi i tij është bërë me urdhër të prokurorisë së Vlorës, ndërkohë që javë më parë të arrestuar ishin dhe punonjës të zyrës së qarkut.

Gjithçka nisi të zbulohet pas një vjedhje të inskenuar, në zyrat e këshillit të qarkut në Vlorë ku u morën dy dosje për pronat në Dhërmi. Por rezultoi se e gjithë ngjarja ishte inskenuar nga Drejtori i administrimit e mbrojtjes së tokës, Bardhyl Gjika, specialisti i kësaj drejtorie, Kreshnik Mino dhe një 51-vjeçar i identifikuar si Spiro Duni.

Të tre këta persona u arrestuan nga policia, dhe tashmë gjenden pas hekurave. Pritet që aksioni të vijojë në identifikimin e të tjerë personave të përfshirë në falsifikim./Faxweb.al

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re