Pas reagimit të kryeministrit Rama në lidhje me çështjen e dosjeve të ish-Sigurimit ka replikuar menjëherë ish-Presidenti Ilir Meta.

 

Meta ka ironizuar përmes një karikature të kryeministrit të cilit i është referuar si i preferuari i Sigurimit.

 

“Ju përshëndes me këtë karikaturë të karikaturistit të preferuar të Sigurimit, Edi apo Edvin Rama, përshtatur në një shkrim të revistës “Në shërbim të popullit”, 10 tetor 1983, ku çuditërisht në shkrimin e porositur nga Sigurimi flitet për heroizmin e një “Mata Hari” shqiptare të quajtur Neta.”- shkruan Ilir Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re