Policia Rrugore e Fierit ka vijuar kontrollet për shoferët të cilët lëvizin me automjete me xhama të zinj.

Kontrollet janë ushtruar në rrugët kryesore brenda në qytet si dhe në akset kryesore që lidhin Fierin dhe qytetet e tjera.

Vetëm në dy orë kontrolle, task forca e ngritur për këtë qëllim ka vendosur per drejtues të mjeteve mbi 30 gjoba për xhama të zinj pa licencë dhe mbi 70 të tjerë, të cilët pasi kanë marrë lejen për vendosjen e xhamave të zinj deri në normën e lejuar kanë shkuar dhe i kanë riveshur tej masës së lejuar, pas kontrollit në qendrën e kontrollit fizik dhe kolaudimit.

Për shefin e Sektorit të Policisë në Fier, kryekomisar Valentn Florini kjo “lojë” do të marrë fund.

Kontrollet do vijojnë me forcë për drejtuesit e mjeteve që shkelin ligjin dhe do të penalizohen me gjobat që parashikohen.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re