Një avion rus ka kapur avion spiun amerikan duke iu afruar në një distancë disametrash, gati 6 sosh, në kushte fluturimi.

Dy pilotët amerikanë thanë për Fox News se avioni rus Su-27 kreu një manovër joprofesionale kundrejt avionit të tyre P-8 të marinës amerikane, gjatë misionit në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin Baltik.

Edhe pse avioni rus iu është avitur shumë pranë, pilotët amerikanë thanë se nuk ndiheshin të kërcënuar.

Ky është më i fundit në një seri incidentesh të tilla ajrore midis avionëve ushtarakë amerikanë dhe rusë.

Para këtij, në janar, një avion sulmues rus fluturoi nga avionët spiunë të marinës amerikane EP-3 e mbi Detin e Zi dhe iu avit aq afër sa gati shkaktoi përplasje.

Avionët ushtarakë rusë dhe ata amerikanë fluturojnë rregullisht afër njëri-tjetrit mbi Balltik dhe Detit të Zi, por në një mënyrë profesionale, sipas Pentagonit.

Incidenti është komentuar me tensionet në rritje midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara për shkak të Sirisë, ka komentuar Fox News.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re