Raportohet se Policia serbe ka arrestuar dy shtetas polakë, pasi këta të fundit thuhet se janë afruar pa autorizim në fabrikën e armëve “Sloboda”. Beogradi dyshon se ata mund të jenë spiunë.

Sipas informacioneve të marra nga mediat në vendin fqinj, personat me inicialet J. L. (26) dhe K. J. (42) kanë filmuar rrugët hyrëse dhe kanë fotografuar kompaninë e famshme, e cila është një nga më të rëndësishmet në zinxhirin e industrisë ushtarake në Serbi.

Kur efektivët e sigurimit kanë nisur t’i afrohen, ata kanë nisur të largohen, por janë kapur dhe janë mbajtur në ambientet e fabrikës deri në mbërritjen e policisë.

Është konstatuar se ata kanë ardhur në Çaçak më 8 maj dhe në celularët e tyre janë gjetur pamje nga rrugët hyrëse të kompanisë “Sloboda” AD, si dhe dy fotografi nga ambienti i brendshëm i këtij objekti ushtarak.

Sipas burimeve nga investigimi i mediave serbe, ata janë mbrojtur në mënyrë të ngathët se kanë fotografuar natyrën se dhe nuk e kanë ditur se ishte një fabrikë ushtarake. Ata janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet janë në vijim.

Shërbimet e inteligjencës nga Serbia kanë konstatuar se nga ky vend kanë mbërritur e-maile ku thuhet se në avionët e Air Serbisë janë vendosur bomba në fluturimet për në Moskë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re