Shtatë të rritur dhe tre fëmijë, anëtarë të së njëjtës familje, humbën jetën nga zjarri që ra në shtëpinë e tyre në Nescopeck të Pensilvanisë.

Në këtë ngjarje, ka patur dhe një lojë tragjike fati: një prej zjarrfikësve që ka shkuar në vendngjarje për të shuar zjarrin, ka mbetur i shtangur kur ka kuptuar se shtëpia i përkiste familjes së tij.

Zjarrfikësi Harold Baker tha për gazetën The Citizens’ Voice se viktimat përfshinin djalin e tij, vajzën, vjehrrin, kunat dhe kunata, tre nipër e mbesa (5, 6 dhe 7 vjeç) dhe dy të afërm të tjerë.

Zjarri shpërtheu rreth orës 2:30 të mëngjesit (me orën lokale) dhe u përhap me shpejtësi.

Fqinjët raportuan se kishin dëgjuar një shpërthim të fortë përpara se të shihnin flakët të dilnin nga shtëpia, e cila ishte bërë epiqendra e zjarrit. Sipas dëshmitarëve, një i ri u dëgjua duke bërtitur jashtë shtëpisë: “Janë të gjithë të vdekur”.

Zjarrfikësi Baker, i cili u lirua nga detyra për shkak të marrëdhënies së tij me viktimat, tha se gjithsej 14 persona jetonin në shtëpi. Njëri ka munguar për shkak të punës, ndërsa tre të tjerë kanë arritur të largohen në kohë. Harold Baker shtoi se kishte edhe 13 qen në shtëpi, por ai nuk e dinte nëse ndonjë kishte mbijetuar.

Shkaku i zjarrit është duke u hetuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re