22 janar Policia e Beratit procedoi penalisht 4 shtetas për aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

Sipas policisë, u proceduan penalisht J.L., 40 vjeç, banues në Berat, A.G., 22 vjeç, banues në Kuçovë, E.D., 30 vjeç, banues në Polovinë, Kuçovë dhe N.V., 34 vjeç, banues në Kuçovë, pasi gjatë kontrollit në ambientet e lokaleve që ata administronin u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit, lloto sporti online.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 aparate celularë, të cilët dyshohet se përdoreshin për të ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit, lloto sporti online.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

/k.s/j.p/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re