10 janar Në zbatim të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe zhvillimit të kundraligjshëm të lojërave të fatit, Policia e Shtetit po vijon kontrollet edhe në qarkun e Beratit.

Si rezultat i këtyre kontrolleve u konstatua 1 subjekt ku zhvilloheshin lojëra fati.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u procedua penalisht pronari i subjektit, shtetasi I.B, 22 vjeç, banues në Berat.

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi në subjektin e tij u konstatua një tavolinë pokeri, chipsa dhe një pako letra bixhozi.

Materialet në ngarkim të tij u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Organizimi i lojërave të palejuara dhe vënia në dispozicion të lokalit për lojëra të palejuara”.

Kontrollet do të vijojnë në gjithë qarkun Berat, kundër aktivitetit të lojërave të fatit. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112, ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Dixhital’, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme./m.m/j.p/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re