Kryeministri Edi Rama priti anëtarët e Komitetit Olimpik Mesdhetar, që për herë të parë zhvillojnë mbledhjen e Bordit në Shqipëri. 

Ai u shpreh se ky angazhim është mjaft i rëndësishëm për vendin tonë, dhe nuk merret lehtësisht.

“Sporti vërtetë është ai i cili mund të shpëtojë ne dhe fëmijët tanë”, tha ai në konferencën për mediat.

Kreu i qeverisë shqiptare, ai u shpreh se është i angazhuar për të mbështetur edhe kandidaturën e Kosovës për lojërat mesdhetare në 2030-ën.

Edi Rama: Do doja të sigurohesha që ju jeni pritur mirë dhe garancia jonë është shoku Fidel, zoti Fidel apo miku ynë Fidel, i cili është presidenti ynë vizionar i KOKSH-it, dhe në saj edhe të tij, KOKSH aktualisht është në një moment të ri zhvillimi dhe në sajë të tij, vërtetë po bëhet një punë shumë e mire, duke mbështetur nisma shumë të rëndësishme për sportet, por së pari dhe kryesisht për gjeneratat tona të reja, për fëmijët tanë, të cilët tashmë marrin pjesë në lëvizjet olimpike.

Aktualisht janë më shumë sesa 10 mijë të rinj të organizuar nëpër rrjete të tilla, në shkolla, në sportet e basketbollit, volejbollit, vajza dhe djem dhe vitin e ardhshëm numri i disiplinave në këto shkolla do të rritet për të siguruar që hap pas hapi, çdo fëmijë apo të gjithë fëmijët të kenë mundësinë që të përfshihen në aktivitete sporti dhe pavarësisht nëse në disiplina të ndryshme sportive që marrin pjesë, mund të jenë si individë, si ekipe, në grupe e të tjera sepse sporti profesional është një gjë, por sporti për të gjithë është një gjë tjetër dhe sporti për gjithsecilin duhet mbështetur më shumë veçanërisht në këtë kohë të historisë dhe shoqërisë njerëzore kur fëmijët tanë përballen me rreziqe të ndryshme të mëdha, siç flitet për rrezikun nga interneti dhe teknologjia e re që ka ardhur në jetën tonë dhe çfarë gjëje që ne mund të bëjmë për t’i angazhuar sa më shumë fëmijët jashtë ekraneve të smartphone, telefonëve, kompjuterëve, iPad e të gjithë këtyre agjentëve, është një gjë, e cila është me shumë përfitim për shoqërinë, në të mirë të shoqërisë dhe të shoqërisë njerëzore.

Sporti vërtetë është ai që mund të na shpëtojë ne, mund të shpëtojë fëmijët tanë.

Është një hap shumë më i lehtë në fakt sepse është shumë më e lehtë që të jesh Cristiano Ronaldo në një hapësirë virtuale dhe të mundësh Manchester City dhe të fitosh çmimin, por të përpiqesh të jesh Cristiano Ronaldo në jetë reale është një punë shumë e vështirë.

Ai përfshin zgjimin shumë herë në mëngjes, përfshin që të kuptosh se me çfarë ka të bëjë stërvitja dhe përfshirja dhe angazhimi i fëmijëve në këto  stërvitje fizike vërtet do përpjekje të mëdha dhe të arrijmë edhe rezultate është një gjë shumë e mirë. Kjo ka të bëjë me atë që nuk është aq e lehtë që të angazhohet në sport, ashtu siç mund të duket në realitetin virtual dhe prandaj ne do t’i vëmë gjithmonë e më shumë përpjekje dhe para në këto aktivitete, sepse përfshirja e fëmijëve në sporte është po aq e rëndësishme sa ndërtimi i shkollës për ta.

Sigurisht që është një nivel tjetër edukimi, por i jam shumë falënderues KOKSH-it në Shqipëri dhe të gjithë juve dhe të gjithë lëvizjes që është organizuar në këto lloj organizatash dhe organizmash që japin shpresë, japin përvojën, japin ndihmën e tyre dhe krijojnë një hapësirë ku njerëzit e sporteve mësojnë nga njëri-tjetri se si të përmirësojnë lëvizjet e tyre.

Thënë këtë, unë do të doja të falënderojë gjithashtu edhe për një çështje tjetër shumë të rëndësishme që presidenti juaj e përmendi në fillim. Ne jemi të angazhuar të mbështesim Kosovën, kandidaturën e saj për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030 dhe siç u informova edhe nga presidenti i kësaj organizate në lojërat e para olimpike që do të ndodhin nëpër vende, në Prishtinë dhe Durrës do të jemi të gjithë krenar për vendimin që është marrë edhe e di që ky vendim nuk ka qenë shumë i lehtë për juve, por ju merrni vendime si njerëz të sportit, sepse nëse do të ishit njerëz të politikës, nuk do të ishte kaq e lehtë ta merrnit këtë vendim.

Njerëzit e politikës  që janë nëpër takime rreth një tavolinë dhe janë së bashku nuk i marrin vendimet kaq lehtë sa ju. Dhe gjëja e fundit që unë doja të thoja nga ana ime është: dhe kjo është nje thirrje dhe shumë shumë serioze. Ju lutem kënaquni këtu në Tiranë, Kalofshi mirë këtu në Tiranë, qëndroni në hotel, bëni këtë takim e mbledhje, mos qëndroni shumë gjatë në mbledhje, por dilni jashtë. Është një ditë shumë e bukur sot, ka shumë gjëra për të parë, por më kryesorja është që në qytet, këtu në Tiranë ka një viber shumë të mirë, një atmosferë shumë të mirë, kënaquni me ato dhe besoj se ju do të vini në të ardhmen së bashku me  familjet tuaja, me miqtë tuaj dhe ju e dini shumë mirë kush është operatori turistik më i madh dhe kryesor në këtë vend, në Shqipëri është Fideli.

Kështu që është organizuar çdo gjë për t’ju mirëpritur  juve, por edhe në kapacitetin tuaj personal për të parë këto ndryshime të pabesueshme dhe kaq të mëdha që po bëhen në turizëm. Këtë vit ne po arrijmë rreth 10 milionë turistë dhe është tre herë më shumë se sa popullsia e njerëzve që jetojnë në këtë vend.

Sigurisht që, vitin e ardhshëm numrat do të jenë më të mëdhenj dhe pas dy vitesh jemi të sigurt që do të jenë më të mëdhenj, por mos u shqetësoni. Ne gjithmonë do të kemi vend për ju. Sado të zënë dhe sado njerëz të ketë këtu, sado të zënë të jeni, ju mund t’i bëni një telefonatë Fidelit dhe ai do të kujdeset që t’ju gjejë një vend shumë të mirë të bëni pushimet tuaja.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re