Në Komisionin e Ekonomisë ka pasur debate mes deputetit socialist Erion Braçe dhe ish-kreut të shoqatës së basteve, Artan Shyti.

 

Teksa po diskutohet për rikthimin e basteve “online”, Braçe i ngre zërin dhe drejtohet nga Shyti duke thënë që bastet për vite me radhë kanë qenë në dorë të krimit.

 

“Ajo që më bën habi është që një pjesë jona dhe atë që ftohet bëjnë sikur nuk dinë se çfarë ka ndodhur me këtë fenomen. Për vite me radhë këtë aktivitet e ka pasur në dorë krimi. Mund të mos pëlqejë se nuk je pjesë e krimit.

 

Nuk duhet të përfaqësosh krimin në komision.

 

Këtë aktivitet e ka pasur në dorë krimi. Ti nuk ke lidhje me krimin, por nuk duhet të përfaqësosh krimin në këtë komision. Ju kam dëgjuar dhe thatë: Po nuk u kthyen kompanitë që ishin kjo gjë do vazhdojë të mbetet informale është perceptuar si shantazh i qartë. Që këtë aktivitet e kishte në dorë krimi, është e vërtetuar në proceset gjyqësore. Me përjashtim të një kompanie, gjithë të tjerët u detyruan të iknin”, tha Braçe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re