Mësohet zyrtarisht e ardhmja e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare Kastriot Dermaku, për 4 vitet e ardhshme.
Futbollisti do të jetë pjesë e “Serisë A” italiane.
Mbrojtësi kuqezi ka nënshkruar kontratë me skuadrën e njohur, Parmën.
Mbrojtësi i Kombëtares nënshkruan me klubin e Seria A
Dy sezonet e fundit, Dermaku ka luajtur me Cosenza.
Mbrojtësi 27-vjeçar ishte një prej lojtarëve më të spikatur në
“Serinë B” italiane në sezonin që lamë pas, duke luajtur 32 ndeshje, ku
shënoi edhe një gol.
Një lajm i mirë ky për Kombëtaren shqiptare.