Në orën 18:00 në Monako do të hidhet shorti për fazën e grupeve të Champions League, aty ku do të ndahen edhe disa çmime personale për futbollistët që kanë luajtur më mirë në sezonin e kaluar.

Për të fituar çmimin “Lojtari i Vitit” në listë janë tre kandidatë: Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Virgil van Dijk.

Për të marrë një rezultat paraprak, “Sportbible” ka realizuar një sondazh ku kanë marrë pjesë mbi 17 mijë votues, për të zgjedhur fituesin e këtij çmimi.

Me 52% të votave Lionel Messi është shpallur fitues, i ndjekur me 33% nga van Dijk dhe vetëm 15% për Cristiano Ronaldon.

Gjithsesi fituesin e vërtetë të këtij trofeu do e mësojmë sot në mbrëmje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re