Skip to content

Lojtari më i ri Barcelonës lë nam gjatë prezantimit, video e tij teksa duket ‘qesharak’ me top  bën xhiron e rrjeteve sociale

barcelona

 

Sergiño Dest ishte afrimi i rëndësishëm i Barcelonës në këtë merkato. Mbrojtësi i djathtë prezantua së fundmi si lojtari më i ri i katalanasve. Pasi foli para kamerave, ai i’u drejtua fushës së blertë për të bërë  disa xhonglime me top. Emocionet e të qënurit në një klub si Barcelona janë shumë të mëdha sidomos për një lojtar të ri.

Padyshim dhe këto emocione duket se kishin pushtuar Destin. Ky i fundit, gaboi në xhonglimin me topin. Sigurisht që lojtari kishte menduar një prezantim ndryshe, por emocionet kanë bërë të veten. Videoja e prezantimit të Dest është bërë virale në rrjet.

https://twitter.com/marcelobechler/status/1312004694718459906?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1312004694718459906%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.faxweb.al%2Fprezantimi-i-dest-te-barcelona%2F