Në këto ditët e para të Botërorit 2018 për jetën politike lokale të Beratit ka ndodhur një hata e madhe: Plarent Aleksi, kandidat i përhershëm për disa zgjedhje me radhë, ka shpallur kandidaturën e tij përpara kandidatit të përjetshëm të përhershëm për çdo zgjedhje lokale dhe kombëtare në Berat, ing. Pavllo Shkarpës.

Kjo hata e madhe që i ka ndodhur jetës politike në qytet mund të shkaktojë një skandal të madh politik, kulturor, social, ekonomik nëse nuk mirëmenaxhohet me kujdesin e duhur.

Aleksi, i shkolluar në Perëndim, në të gjitha zgjedhjet e viteve të fundit është vetëshpallur, herë si i pavarur, herë me parti të dorës së tretë, në të cilat është renditur i treti e poshtë në listën e deputetëve.

Risia e këtij kanidimi është se ai këtë vit ka shpallur kandidaturën përpara ing. Pavllo Shkarpës, i cili prej vitesh mban rekord në vetëshpalljen i pari për kandidat në zgjedhje.

Ing. Shkarpa në zgjedhjet lokale të vitit 2015 u vu përpara një përgjegjësie të madhe, ku shoqata “Antipatrea-Berati i Lashtë”, e cila drejtohet prej z. Pavllo Shkarpa, në një letër publike dhe të hapur, i kërkonte me përgjërim ing. Pavllo Shkarpës, që të pranonte misionin e lartë të kanidimit për kryetar bashkie në Berat.

Në atë kohë ing. Pavllo iu përgjigj pozitivisht në heshtje kërkesës së z. Shkarpa, bërë nën cilësinë e drejtuesit të shoqatës “Antipatrea”.

“beratinews.com” në atë periudhë dha një kontribut të vyer për ta promovuar kërkesën e z. Shkarpa drejtuar dy liderëve kryesorë të partive politike në vend, Ramës dhe Bashës, që ta kandidonin ing. Pavllon nën siglën e partive respektive.

Në këtë kuptim, risia e këtij viti është se ngelet për t’u parë se si do t’i menaxhojnë PR-et e komunikimit dy kandidatët e mësipërm.

Kujtojmë se zotërinjtë Aleksi dhe Shkarpa janë dy të ngelurit në lojë nga katër kandidatët e përhershëm të përjetshëm për çdo zgjedhje në Berat, një prej të cilëve ra në rrjetën e dekriminalizimit në zgjedhjet lokale të fundit, ndërsa tjetri është i zënë me një mision ndërkombëtar në mësimin e gjuhëve të huaja njerëzve.

Që lexuesi i vëmendshëm dhe i kujdesshëm i kronikës sonë të mos e kuptojë sikur në gjithë këtë fushatë ne si staf i “beratinews.com” kemi marrë anën e kandidatit ing. z. Shkarpa, ju bëjmë me dije se jemi të hapur për të promovuar dhe për të shpllur çdo të vetëshpallur kandidat, pavarësisht bindjeve politike.

Më poshtë postimi i plotë i Plarent Aleksit në profilin e tij zyrtar në rrjetin social facebok:

Koha eshte e Maskarenjeve por Atdheu eshte i Shqipetareve.

Pershendetje,
Zgjedhjet 2019 per bashkine e Beratit po afrojne. Edhe kete here un nuk heq dore. Jam duke u organizuar me disa koleg. Po e bej kete video per te ftuar te gjithe ata qe duan te marrin pjese ne fushaten elektorale per kandidimin tim si kandidat i pavarur. Mbase disa mendojne se eshte shume shpejt per te filluar fushaten elektorale, por nderkohe partite e kane filluar fushaten e tyre dhe jane duke bere seleksionimet, mire do te ishte qe edhe ne te fillojme punen. Praktikisht, pjesa e pare e punes per te bere konsiston ne krijimin e Komitetit Nismetar i cili do perbehet nga 9 (nente) persona te cilet do mblidhen dhe do diskutojne per organizimin e fushates elektorale dhe mbledhjen e firmave (te nevojshme) ashtu si e parashikon Kodi Zgjedhor. Duhet pasur parasysh se Zgjedhjet e 2015 kur desha te paraqitesha si kandidat i pavarur (per bashkine Berat), qeveria lokale dhe ajo qendrore krijuan shume probleme te cilat nuk ishin te justifikuara nga ana Ligjore apo Etike. Prandaj, pjesa me e madhe e atyre (personave) qe ishin pjese e komisionit nismetar kane pasur shume probleme ne lidhje me punesimin dhe ne mardheniet me shtetin, sepse po mbeshtesnin kandidaturen time per kryetar bashkie. Prandaj, ata te cilet duan te marin pjese ne kete fushate (2019) duhet te kene parasysh se do te ket veshtiresi. Por kjo nuk do te thote se duhet te ndalojme. Sepse Shqiperia ka nevoje per Ndryshim, ka nevoje Opcione, ka nevoje per Demokraci, ka nevoje per Zgjedhje. Mund te jemi te kujdeshem, por kjo nuk duhet te na ndaloje, Frika nuk duhet te na ndaloje, Korrupsioni nuk duhet te na ndaloje.
Eksperienca e zgjedhjeve 2015, eshte nje eskperience nga e cila duhet te mesojme, duhet te mesoj un dhe ata te cilet ishin aq te Kurajoz sa te mbeshtesnin nje kandidat i cili nuk bente pjese e sistemit. Puna do filloje ne shtator, gjithcka do jet e mir-organizuar dhe kete here le te Shpresojme se Shqipetaret do te kene Mundesin, Beratasit do te ken Mundesin te Zgjedhin pa Presionin Politik, Presionin Ekonomik apo Presionin Kriminal.
Un do e provoj, dhe nuk do resht se provuari deri kur ne Shqiperi, ne Berat, dhe ne te gjitha qytetet e tjera njerezit te fillojne te marin Fryme Lirshem, te shprehin Vullnetin e tyre Politik, dhe Shqiperia te kete Zgjidhje tjeter pervec Sistemit qe eshte sot. Sistem i cili te gjithe e dime se si funksionon dhe (mbitegjitha) Per ke funksionon. Faleminderit /beratinews.com

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/
autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re