Skip to content

Lokalet në Greqi: Bakojanasi mund Tciprasin, i biri pason nënën në krye të Athinës

costas epa

Demokracia e Re në Greqi ka shënuar një tjetër triumf zgjedhur pas zgjedhjeve europiane, duke fituar zgjedhjet lokale, e marrë qytete si Athina apo Selaniku, e në tërësi shumicën e krahinave të vendit.

Simbol i kësaj fitoreje është Kostas Bakojanis, 41 vjeç,  Athinës, i konfirmuar si kreu i ri i Bashkisë së Athinës.

I biri i Dora Bakojanis, gruaja e parë që në vitin 2003 u zgjodh kryetare bashkie e kryeqytetit grek, Kostas Bakojanis është një anëtar i brezit të tretë të familjes politike greke të së djathtës.

Ai është nipi i ish-kryeministrit Konstandin Micotaqis (1990-1993 dhe nipi i presidentit aktual i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis, rivali kryesor Alexis Tsipras në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kostas Bakojan premtoi para turmës në selinë e tij kryesore në qendër të Athinës se do të “punonte 24 orë në ditë për të gjithë athinasit”.

Disfata e së majtës në zgjedhjet evropiane dhe lokale zhvillohet pas një mandati 4-vjeçar të Syriza-s me Aleksis Tsipras kryeministër, me planin e një daljeje të vendit nga programi i asistencës financiare në gusht të vitit të kaluar.

Tsipras ka thirrur zgjedhje të parakohshme për më 7 korrik, fill pas disfatës në zgjedhjet europiane, dhe, këto lokale gjithashtu të humbura, rrezikojnë seriozisht vijimin e pushtetit të tij.