Kryeministri Rama, në komunikiminb e tij publik u ka kthyer përgjigje qytetarëve, por ai tha se duhet të shohim fundjavën, më pas se çfarë do të ndodhë me javën që vjen, kur hapen bare e restorante.

Rama la të hapur mundësinë e mbylljes, nëse me hapjen e bareve do të ketë një shtim të shifrave të të infektuarve me koronavirus. Sipas tij, prova e bareve dhe lokaleve do të jetë nga data 18 deri në 25 maj.

Rama u ktheu përgjigje edhe atyre që kanë planifikuar dasma. “Për çfarë do martoheni që ta kaloni muajin e mjaltit me ventilator.  Është ende larg dita kur do të lejohen dasmat. Asnjë aktivitet në mjedise të mbyllura me më shumë se njerëzit e familjes nuk lejohet, nuk udhëzohet, por nuk duhet të ketë as vizita dhe as dreka e darka dhe jo më të kërcasin dasmat, për cfarë do të martohen njerëzit në këto dasma masive për të kaluar muajin e mjaltit me ventilator krah për krah njëri tjetrit?” tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re