Zgjedhjet lokale për Bashkinë e Rrogozhinës do të zhvillohen në datë 23 Korrik. Kështu ka propozuar ditën e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndërkohë pritet që vendimi përfundimtar të merret të hënën.

Kolegji Zgjedhor vendosi të ripërsërisë zgjedhjet në Rrogozhinë pas ankinimit të rezultatit nga ana e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Nga ana tjetër pritet që në ditët në vijim të caktohet një datë edhe për zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit pas shpalljes së vakancës nga ana e qeverisë.

Kukësi mbeti pa kryebashkiak, pas dorëheqjes së Safet Gjicit i cili u përfshi në një skandal seksual pas publikimit të një video nga zyra e tij.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re