Skip to content

Lokali dhe një banesë përfshihen nga flakët, evakuohen banorët! Ja çfarë e ka shkaktuar zjarrin

Një lokal dhe një banesë janë përfshirë nga flakët në Tiranë.

Foto ilustruese

Policia thotë se rreth orës 03:25, dyshohet se si pasojë një defekti teknik ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit E. A.

Si pasojë lokali është djegur plotësisht. Ndërkohë po punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.

Po ashtu paraditen e kësaj të diele, rreth orës 09:45, ka rënë zjarr në katin e tretë të një banese në Shkozë.

“Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë bënë evakuimin e banorëve dhe sëbashku me grupin hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit”, thotë policia.

“”