Më shumë se 200 fëmijë dhe të mitur janë zhdukur nga akomodimi ku ata kujdeseshin nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar pasi kishin aplikuar për azil, njoftuan të martën autoritetet britanike.

Sekretari i Shtetit për Emigracionin në Ministrinë e Brendshme, Robert Jenrick, tha se kapanoni ku po kujdesen fëmijët ka roje sigurie, infermierë dhe punonjës socialë, por se shteti “nuk ka fuqi të mbajë fëmijët e pashoqëruar në kërkimi azil në atë mjedis” dhe se është i vetëdijshëm se disa po zhduken.

Deputeti i Partisë Laburiste Peter Kyle tha se 76 fëmijë ishin zhdukur nga një kapanon i tillë në qytetin bregdetar të Brighton në bregdetin jugor.

Zëdhënësja e laburistëve për imigracionin, Yvvet Cooper, akuzoi qeverinë për një “shpërdorim total të detyrës dhe vënien e fëmijëve në rrezik”.

Gazeta Observer këtë javë citoi burime për mbrojtjen e fëmijëve dhe një sinjalizues të paidentifikuar të kenë thënë se dhjetëra fëmijë janë rrëmbyer në rrugë jashtë një kapanoni në Brighton dhe janë futur në makina.

Jenrick tha se ai nuk kishte parë asnjë provë për nxjerrjen e fëmijëve nga rrugët, por u zotua të hetojë më tej dhe shtoi se nuk do të dorëzohej.

Komisionerja e Fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar, Rachel de Souza, tha në një letër drejtuar Zyrës së Brendshme se raportet e fëmijëve të zhdukur nga kapanonet “theksuan cenueshmërinë e këtyre fëmijëve, e cila përkeqësohet nga mungesa e tyre në anglisht, shumë prej të cilëve nuk kanë rrjet mbështetës dhe nuk janë në dijeni të të drejtave të tyre”. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re