Fjalët “Gëzuar Ramazanin” ndriçuan rrugët e Londrës, ndërsa dhjetëra instalacione zbukurojnë qytetin.

Për herë të parë, Cirku “Piccadilly” është veshur me dritat e Ramazanit për të mirëpritur muajin e shenjtë të agjërimit. Kryebashkiaku Sadiq Khan ndezi dritat mes mijëra njërëzve që u mblodhën për të festuar momentin historik.

“Londra është tani qyteti i parë i madh në Evropë që pret një shfaqje spektakolare të dritës për të shënuar Ramazanin. Është një simbol i vërtetë se si kryeqyteti ynë feston diversitetin tonë”, tha kryebashkiaku Khan.

Koncepti është kuruar nga “Ramadan Lights UK”, një organizatë jofitimprurëse e cila synon ndërgjegjësimin për muajin e agjërimit dhe përshkruan fazat e hënës gjatë gjithë muajit të bekuar. Nisma, e udhëhequr nga themeluesja Aisha Desai, filloi tre vjet më parë.

Në të gjithë botën, nuslimanët po përgatiten për të festuar muajin duke agjëruar nga agimi deri në perëndim të diellit.

Kjo ishte atmosfera në Makkah të Arabisë Saudite…

Ndërsa Egjipti ka ndezur fenerët tradicionalë të Ramazanit…

Turqia ofron këtë pamje paqësore….

Këtë vit, Ramazani pritet të fillojë më 23 mars dhe të përfundojë më 21 prill. Muslimanët agjërojnë pasi besohet se është një nga pesë shtyllat e besimit në Islam – këto janë praktika që muslimanët këshillohen t’i ndjekin. Muaji fokusohet në vetëpërmbajtjen, bamirësinë, vëmendjen dhe adhurimin.
Burimi: Ora News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re