Gazetari Lorenc Vangjeli ka sjellë në vëmendje një takim të vitit 2018 mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe përfaqësuesit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore.

Të ftuar në emisionin “Opinion”, Vangjeli shprehet se diplomati amerikan i kishte kërkuar Berishës të ndikonte në ndryshimin e lidershipit të PD-së.

Një kërkuesë e tillë, sipas Vangjelit, ishte bërë për shkak të situatës së krijuar pas publikimit të artikullin në revistën “Mother Jones”. Vangjeli pohoi se Berishës ju kërkua të mbështeste vendosjen e Rudina Hajdarit në krye të PD-së, por ish-kryeministri Berisha e ka refuzuar.

Berisha: Unë mendoj se nuk duhet të bëj publike një bisedë konfidenciale. Ka patur shqiptarë por edhe vetë zonja Kim u ka thënë të tjerëve që ne e kemi paralajmëruar Berishën dhe një nga emrat është ky emër.

Fevziu: Çfarë ju ka kërkuar Moore, për ta bërë kryetar partie?

Berisha: Të mbështes politikisht një person. Brenda PD-së.

Vangjeli: Erdhi nga SHBA t’ju kërkonte?

Berisha: Jo, ai erdhi për një aktivitet, mbulonte organizatat ndërkombëtare në DASH.

Fevziu: Kush ishte personi?

Vangjeli: Po them të vetmin emër, që nuk e ka thënë Moore, por e keni thënë ju në mënyrë konfidenciale dhe në mënyrë konfidenciale e kam marr dhe unë, është zonja Rudina Hajdari. Kjo ka ndodhur në 2018. Në takimin e fundit ju është prezantuar pikërisht ky faul i zotit Basha me financimet e mundshme ruse, kur Nik Muzin deklaroi që kishte dhe një dërgesë tjetër prej 500 mijë dollarësh. Historia vazhdon, sepse përmendet edhe emri i një turku dhe në atë kohë ju është kërkuar të ndryshoni lidershipin e PD dhe kandidatura ka qenë Rudina Hajdari, e keni kundërshtuar. Kjo ka qenë besëlidhja e juaj e parë me Lulzim Bashën.

Berisha: Më kërkoi të mbështesë politikisht një person. Erdhi në një aktivitet të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Mbulonte organizatat ndërkombëtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re