Tre ditë më parë Presidenti bëri një deklaratë të fortë kur tha se përgjohet nga Shërbimet Sekrete të brendshëm dhe të huaja. Por a ishte një tendencë për viktimizim apo mund të jetë e vërtetë?

Analisti Lorenc Vangjeli në një intervistë në “ABCNeë”, deklaroi se SHISH bëri zbulime tronditëse kur pa se Edi Rama, Lulzim Basha e Ilir Meta ishin ndër më të përgjuarit në vitin 2014.

“Çështja e përgjimeve për mua është plotësisht e besueshme. Kjo është një nga deklarata më të rënda të mundshme, por ka pasur një vëmendje minore. Unë mund t’ju jap prova që një gjë e tillë në të shkuarën ka ndodhur. Në 2014 ka pasur një tentativë verifikimi në SHISH dhe kanë bërë zbulime tronditëse të llojit, po ju jap katër nga emrat që përgjoheshin atë kohë; Rama, Meta në atëkohë kryetar Kuvendi, Lulzim Basha dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Meta mbante rekordin në dalje në përgjime mbi 700 të tilla.

Nuk është një historie e re, atëherë ka pasur një raport të konsideruar sekret. Mënyra si janë përgjuar ka qenë përmes një truku, gati qesharak, piketohej dikush i cili kishte kontakte me personazhet e piketuar për t’u përgjuar, ndiqej ai dhe dilte ai. Ligji kërkon që në momentin që del një personazh me imunitet, ndërpritet përgjimi dhe kërkohet mandat dhe ajo që ishte regjistruar asgjësohet. Bëhet fjalë për shkurtin e 2012 kur në fillim ish-ministri i Brendshëm Nishani dhe Berisha dhanë provën e fortë por indirekte, që Edi Rama dhe deputetë socialistë ishin në përgjim.

“Kemi interceptuar telefonatat nga Blloku apo PS” tha ai. Ka pasur një listë të gjatë të të përgjuarve, këto katër emra, deputetë, biznesmenë të fuqishëm dhe një sërë gazetarësh që kanë qenë në përgjim. Ka edhe një gjë tjetër, shumë shkurt. Dy personazhet që flitet, Rama-Meta e kanë pranuar më pas, përgjimet që u janë bërë në pranverën e 2013-tës përpara zgjedhjeve për të ditur cfarë do të bënte PS dhe LSI. Dhe këta që nuk flisnin në telefon kur flisnin me njerëzit e tyre, shanin njëri tjetrin dhe e mohonin aleancën gjë që e vuri në gjumë doktorin” tha Vangjeli.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re