Përpara nisjes drejt Italisë, Lorenci shkon për një vizitë mjekësore.

Pas rrugëtimit të gjatë për në Tiranë, 9 vjeçari shkon në Spitalin Continental, ku i nënshtrohet një vizite për të parë gjendjen e tij të përgjithshme shëndetësore. Sipas mjekëve, djali është në gjendje të qëndrueshme për të mundur të udhëtojë drejt Italisë, atje ku e pret sprova e madhe, operimi që do ta shpëtojë nga tumori në kokë.

Pas një dite qëndrim në Continental, tashmë ka ardhur momenti i nisjes drejt Italisë. Në sytë e Lorencit gjen një mirazh qetësie. 9 vjeçari është në krahët e nënës së tij, por me siguri mendjen e tij e mundon e ardhmja e afërt. A do të dalë mirë? A do të mund të shpëtojë nga ky fat që për 5 vite ia ka mbështjellë jetën me mërzi, trishtim, lotë…

Në aeroport e pret babai. Ai do të qëndrojë në vend pasi i duhet të kujdeset për vajzat e gjithë të tjerat. Lorenci do të shkojë me të ëmën drejt Italisë dhe do duhet të ndahet me të atin. Me siguri një eksperiencë sërish e dhimbshme, pavarësisht se me dhimbjet Lorenci lufton prej 5 vitesh.

“Sot djali niset për në Itali. Është një ditë e veçanë për neve. Përshëndesim e falenderojmë të gjithë shqiptarët, që na ndihmuan, na e bënë ditën të lumtur. Zoti ua shpërbleftë të gjithëve, sepse për ne kjo është një jetë e dytë. Unë kam shumë shpresa që djali do të shërohet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re