Arkivoli i Klajdi Bitrit, 23-vjeçarit shqiptar të vrarë të dielën e kaluar në Sirolo nga një shtizë në zemër, nga 27-vjeçari algjerian Fatah Melloul, u largua nga morgu i spitali i Torrette pak pas orës 14 të kësaj të enjteje me destinacion Shqiperinë.

 

Dhjetera qytetare italiane, por edhe shumë shqiptare, kryesisht të rinj ishin mbledhur para spitalit për të pritur daljen e arkmortit që do të sillet në vendin tonë, për të prere në varrezat e Lushnjës, aty ku jeton edhe familja e tij.

 

Mes lotëve dhe dhimbjes se miqve me tullumbace të bardha në duar, arkivoli I mbuluar nga flamuri shqiptar u fut në makinen e agjencise se funeralit e cila më pas nga Ankona do ta sjellë në portin e Durrësit ditën e premte.

 

Nisja nga porti Italian ishte parashikuar për në orën 17:00. Shpenzimet financiare pëe sjelljen e trupit të 23-vjecarit janë mbuluar nga bashkia e Lushnjës e po ashtu edhe ceremonia mortore që do të kryhet në këtë qytet.

 

Përvec ndihmes nga bashkia Lushnje, një shumë e konsiderueshme financiare është mbledhur paralelisht në ndihme të familjes së Klajdit, në gjëndje të vështirë financiare.

 

Ndërkohe gjatë këtyre ditëve në zonën oku jetonte Klajdi bashkë mevëllain janë organizuar ceremony përkujtimore sikurse do të jetë këtë të enjte edhe në sheshin Cavour një kortezh kushtuar të riut shqiptar të vrarë, nga një shtetas algjerian pasi ndërhyri për të shuar një sherr banal në mes të rrugës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re