Një ditë pasi Komisariati i Durrësit shënoi një ngjarje të rëndë, vetëvrasjen e një efektivi, N/Komisar Arben Pjeçi, familjarë, por dhe miq e kolegë janë tronditur nga akti dhe ikja e tij, pasi e kujtojnë si njeriu të ndershëm dhe me sedër.

“E papritur. E njoh për njeri të mirë. Askush nuk thotë asgjë, ishte e papritur. Shumë dhimbje”, tha një prej të afërmve.

“I sinqertë i ndershëm, u habitëm kur ndodhi kjo ngjarja. E kam kunatin e mbesës. E njoh edhe te puna. Shqetësime nuk kishte, por më bënte përshtypje se ishte shumë i sinqertë, i ndershëm. Punonte i shkreti. U hap dera me zor, e gjetën të varrë. Kishte gjuajtur te zemra”, tha një koleg.

Madje një prej kolegëve të tij shpërtheu në lot kur tha se e kishte si vëlla.

“E kam pas shumë mik, nuk mund të shprehem. E merrja këtu se kisha makinën, e çoja në Divjakë e shkoja me të. E kam pas si vëlla. Kam punuar para gjashtë vjetëve me të, këtu e takoja shpesh herë. E kam pas shumë mik, e shumë vëlla”, thotë ai.

Siç u raportua, Arben Pjeçi kishte qëlluan veten me armën e shërbimit në gjendje të rënduar psikologjike, pasi ishte njoftuar me vendimin për ta larguar përfundimisht nga radhët e policisë. Lirimi nga detyra ishte firmosur nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku pas një vendimi të formës së prerë të gjykatës së Durrësit që e dënonte efektivin 56-vjeçar me punë në komunitet për plagosje të lehtë pas një sherri me komshiun dy vjet më parë. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re