Gjatë lutjes për viktimat e tërmeteve në Turqi dhe Siri, imami i Qabes Shejh Salih bin Abdullah el-Humeyd nuk mundi t’i mbajë lotët duke përmendur viktimat e fatkeqësisë së 6 shkurtit.

Në një lutje gjatë hutbes si pjesë e namazit të djeshëm të xhumasë në Mesxhid-l Haram në Mekë të Arabisë Saudite, imami i Qabesë Shejh Humejd u lut me lot në sy për mëshirën dhe ndihmën e Zotit për viktimat dhe familjet e tyre, para mijëra besimtarëve.

Aty ku është vendi më i shenjtë për muslimanët dhe kibla e tyre, vendi drejt të cilit ata kthehen në namaz.

Po ashtu, mijëra besimtarë u mblodhën në lutje në Mesxhid al-Aksa, vendi i tretë më i shenjtë për myslimanët, një xhami e vendosur në Kudsin Lindor (Jerusalem), Palestinë.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë të shkallës Rihter, me epiqendrën e tyre në provincën Kahramanmaras, goditën 11 provinca, duke shkatërruar mijëra ndërtesa dhe duke prekur më shumë se 13 milionë njerëz.

Të paktën 39,672 njerëz vdiqën në Turqi në dy tërmete të fuqishme. Në Siri, të paktën 3,688 njerëz vdiqën dhe më shumë se 14,749 njerëz u plagosën. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re