Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se tani kërkon nga aplikantët
për vizë të japin hollësi për llogaritë në median sociale, si dhe
adresën e emailit dhe numrin e telefonit.

Rregulloret e reja për ata që kërkojnë vizë amerikane si vizitorë apo
si aplikantë për të emigruar në Amerikë përfshijnë emrin e llogarisë së
aplikantit në median sociale, të gjitha adresat e emailit dhe të gjithë
numrat e telefonit që ka përdorur aplikanti gjatë pesë vjetëve të
fundit.

Zyrtarët thonë se afro 15 milionë shtetas të huaj do të preken nga
kjo kërkesë. Vetëm aplikantët për viza diplomatike dhe zyrtare do të
përjashtohen nga këto kërkesa.

Aplikantët do të pyeten edhe nëse ndonjë prej të afërmve të tyre ka qenë i përfshirë në aktivitet terrorist./Topchannel/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko