ambasada-1

Mesditën e tre tetorit lajmi më i mirë për çdo shqiptar ishte nisja e aplikimit për Lotarinë Amerikane. E ndërsa ata kanë kohë një muaj për të aplikuar, Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë jep herë pas here këshilla.

Ajo i është përgjigjur sot një pyetjeje shumë domethënëse, nëse ekziston mundësia që një shqiptar të skualifikohet nga programi.

Një gjë e tillë sipas Ambasadës Amerikane në Tiranë, ndodh vetëm atëherë kur një person aplikon më shumë se një herë brenda një viti.

Për të gjithë ju që ende s’keni aplikuar për të shkuar në ‘tokën e premtuar’ duhet të informoheni për elementët që ju s’kualifikojnë apo ato që rrisin shanset për të qenë pjesë e listës së fituesve.

Çdo gjë është si më parë në aplikim, përveç një opsioni të ri që është shtuar këtë vit: Mundësia për verifikimin e të dhënave.

E rëndësishme është që secili ta plotësojë sakte aplikimin, dhe nëse nuk ka njohuri në gjuhën angleze mund të asistohet nga dikush tjetër që mund të jetë një zyre e specializuar.

Nëse faqja e aplikimit nuk ju hapet gjatë ditës së sotme, mos u shqetësoni, mund të jetë për shkak të mbingarkesës por ju keni kohë të aplikoni deri në 7 nëntor.

Nëse aplikoni për herë të parë, kujdesuni që fotografinë ta realizoni në një “Foto-Studio”, pjesa më e madhe e tyre i dinë përmasat e duhura.

Fotoja duhet të jetë e re dhe jo e përdorur më parë për aplikim.

Është shumë e rëndësishme se çdo person duhet ta plotësoje vetë aplikimin. Kriter është që duhet të kesh shkollën e mesme gjatë kohës që jepen intervista./BW/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re