Goditja erdhi kur të gjithë ishin në gjumë. Ukrainasit dhe e gjithë bota do ta mbajnë mend 24 shkurtin, si një ndër ditët më të errëta në Europë.

Dhjetëra mijëra njerëz u zgjuan me frikën se mbase sot, do të ishte dita e tyre e fundit në këtë tokë.

E përtej predhave, veçse ideja e një lufte të fut të dridhurat. Shumëkush zgjodhi të braktisë shtëpinë, e veçanërisht ata ukrainas me fëmijë të vegjël.

Ndërkohë zyrtarët ukrainas kanë deklaruar se deri më tani kanë vdekur 57 persona dhe janë lënduar 169 të tjerë.

BBC dhe Associated Press, kanë përcjellë disa foto domethënëse, të cilat po i përcjellim poshtë.



Post Views:
22

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re