Shpesh herë në diskutimet tona të përditshme dëgjojmë të flitet për “punë të rëndomta”, duke harruar mbase për një moment se këto punë, kryhen nga njerëz. Por video e mëposhtme tregon më së miri, se puna mbetet një vlerë që na formëson jetën, na bën të jemi njerëz.

Në ditën e fundit të punës, pas 30 vitesh si pastruese e shkollës, kjo grua pritet nga dhjetëra qindra studentë me duartrokitje. Në mesin e studentëve janë dhe mësuesit. Të gjithë duartrokasin një grua që punoi për 30 vite në këtë shkollë, për të mbajtur ambientet pastër. Një shenjë e tillë respekti solli lotë në sytë e kësaj gruaje, e cila me siguri nuk do ta harrojë këtë gjest të bukur. Video u publikua në rrjetin social dhe mori miliona shikime.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re