BERAT

Policia e Beratit ka vënë nën hetim një 45-vjeçar pasi në lokalin e tij ushtrohej aktiviteti loto-sport.

Sipas të dhënave zyrtare, ka nisur proçedimi penal në ngarkim të shtetasit me iniciale R.DH., 45 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve policore, në lokalin e tij në lagjen “Çlirim” Berat, është kapur duke ushtruar aktivitetin loto-sporti, në kundërshtim me ligjin.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale të parashikuar nga nenet 197,198, të Kodit Penal.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re