Të gjithëve na merr frika kur gjellës i nevojiten shumë qepë, pasi këto të fundit na djegin sytë dhe na bëjnë të lotojmë. Por në fakt edhe pse duket e habitshme, për çdo gjë paska një zgjidhje.
Ja si duhet të veproni:
Pasi pastroni qepët i lini në një tas me ujë për disa minuta. Më pas kur të filloni t’i grini përdorni këtë metodë: Merni pak bukë dhe vendoseni në gojë, por mos e përtypni, lëreni gjysmë brenda, gjysmë jashtë. Nga kafshata e bukës në gojë do të krijohet autmatikisht pështymë (dmth masë uji), në këtë mënyrë shmangni djegien në sy.

Pse ndodh lotimi kur grijmë qepët?
Sipas ‘’American Chemical Industry’’ kur presim qepën ne hapim mijëra qeliza të saj. Këto qeliza çlirojnë enzima të veçanta dhe aminoacide të cilat formojnë një gaz me bazë sulfuri. Gazi sulfurik është shumë irritues dhe lotët janë përgjigja e syrit për t’u mbrojtur prej tij./F/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko