Partia në pushtet LSDM e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev, vendosi në mbledhjen e kryesisë që vendi të shkojë vetëm në zgjedhje presidenciale duke hedhur poshtë kështu kërkesa e VMRO-së opozitare për zgjedhje të parakohshme.

 

Zëdhënësi i LSDM-së, pas mbledhjes e cila zgjati më shumë se katër orë deklaroi se zgjedhjet e parakohshme do të ngadalësonin proceset integruese në strukturat euroatlantike.

 

Kostadin Kostadinov: Partia që kujdeset për interesat e shtetit nuk mendon për zgjedhje të parakohshme. Si qeveri me përgjegjësi kemi premtuar vit ekonomik. Kjo është një bazë e mirë që të përveshim mangët dhe të pl otësojmë atë që presin qytetarët. Tanimë jemi pjesë e NATO-s, presim datë për hapjen e negociatave, një parti serioze dhe një qeveri serioze nuk do të rrezikonte të shkoj në zgjedhje të parakohshme. Republikën e Maqedonisë së Veriut e presin zgjedhje presidenciale të lira dhe korrekte, zgjedhje ku do të fitoj LSDM-ja dhe do të humb VMRO-DPMNE-ja.

 

Gjithashtu Këshilli Qendror i LSDM-së ka angazhuar kreun e partisë, Zoran Zaev që të bisedojë me partnerët e koalicionit rreth për gjetjen e një kandidati konsensual, me të cilin do të kandidonin në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

 

Ndërkohë lideri i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski reagoi në facebook ndaj vendimit të LSDM-së:

 

Ai shkruan se kryeministri Zave dhe LSDM i shmangen zgjedhjeve nga frika e ballafaqimit me vullnetin e popullit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re