Kandidatja e LSI, e para në listën e Durrësit, Elona Guri, është shoqëruar nga policia pasi është përfshirë në një konflikt me një banor në lagjen nr.4, në qytetin bregdetar.

Sipas policisë pasi Guri është konfliktuar me banorin me iniciale Ç.K, të dy janë shoqëruar në polici.

“Më datë 24.03.2021, rreth orës  14:30, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasja E.G., është konfliktuar me shtetasin Ç.K. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të dyja palët në konflikt për veprime të mëtjeshme”, thote policia.

Lidhur me këtë incident ka reaguar vetë Guri, e cila thotë se ka shkuar në polici për të bërë kallëzim pasi sipas saj PS ka vendosur kamera në zyrën e LSI, për të identifikuar dhe kërcënuar fansat e saj.

Në një deklaratë për shtyp, ajo shoqërohet edhe nga ish-kreu i SHISH të cilët ankohen se po përgjohen. Qesharak është fakti që Bahri Shaqiri, kryetari më jetëgjatë i shërbimit sekret, as nuk i identifikon dot këto pajisje ‘përgjimi’. Ai nuk thotë asnjë fjalë në video, përveçse pozon si manekin.

Ndërkohë Elona Guri thotë:

“Denoncoj një akt të paprecedentë që nuk ka ndodhur në 30 vite. Dënoj ashpër bëj thirrje të gjitha organeve të marin masa për të gjithë mafien e plehrave të rilindjes që i harxhojnë lekët me servera e kamera të vendosura në zyrat e LSI të cilët kërkojnë të kërcënojnë njerëzit që vijnë dhe besojnë te LSI për ti hequr nga puna e për ti shantazhuar. Votoni në 25 alternativën më të mirë atë që besoni qytetarine e bërjes së fushatës. Kam bërë sot një kallëzim në policinë e shtetit, i bëj thirrje prokurorisë të mos fshehë provat dhe të vazhdojë të bëjë drejtësi”./A.Rada

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re