Skip to content

LSI del hapur: Pas 25 prillit, do anulojmë vettingun. Flasim edhe në emër të PD-së

Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila prej kohësh është duke luftuar reformën në drejtësi, ka dalë hapur kundër vettingut.

Nënkryetari i kësaj partie, Petrit Vasili, ka thënë se menjëherë kur të vijnë në pushtet më 25 prill, fillimisht ata do të anulojnë vettingun në polici.

Vasili foli jo vetëm në emër të LSI, por të gjithë opozitës së bashkuar.

Në një deklaratë për mediat, Vasili u shpreh se ky ligj është zbatuar në mënyrë preferenciale, politike dhe është kthyer në mjet shantazhi për punonjësit e Policisë së Shtetit.

“Ligji i Vettingut u shndërrua në mjet shantazhi për policin e thjeshtë. Vetingu u shnderrua ne alibi për krerët e inkriminuar të Polici së Shtetit”, tha nënkryetari i LSI.

LSI, dhe më konkretisht Ilir Meta, bashkë me aleatin e tij Sali Berisha, kanë që në krye të herës që luftojnë kundër reformës në drejtësi.

Ata kanë bërë gjithë përpjekjet e mundshme për të mos e votuar atë dhe më pas për ta zvarritur.

Ditët e fundit ata madje sulmuan edhe SHBA, pse vlerësoi një prej njerëzve kryesorë të reformës në drejtësi, Ardian Dvoranin.

Dhe sinjalet se do ta anulojnë reformën në drejtësi, nëse vijnë në pushtet, e kanë dhënë prej kohësh.

Vasili thjesht e ka përforcuar këtë ide ditën e sotme, duke e nisur nga vettingu në polici.

(TemA)