Ada Spiru, pedagoge ekonomie në Universitetin e Barit, afruar së fundmi me Lëvizjen Socialiste për Integrim, shkruan në një postim në rrjetet sociale se familjet shqiptare do të paguajnë 20 mijë euro borxh publik, që përllogaritet 4492 euro për frymë.

“Në 7 vitet e qeverisjes së “Rilindjes” politikat e gabuara ekonomike dhe dhënia e koncesioneve abuzive prej miliarda eurosh kanë sjellë një rritje të borxhit publik në rekorde historike”,– shkruan ndër të tjera, Spiru.

Postimi i plotë:

Shqiptarë, familja juaj do paguajë 20 mijë euro borxh publik.

4492 euro borxh për frymë.

20 mijë euro borxh publik për çdo familje shqiptare. Një shumë e paprecedentë në 30 vitet e fundit.

Në 7 vitet e qeverisjes së “Rilindjes” politikat e gabuara ekonomike dhe dhënia e koncesioneve abuzive prej miliarda eurosh kanë sjellë një rritje të borxhit publik në rekorde historike.

Përpara vitit 2012 borxhi publik ka qëndruar nën nivelin 60%, i cili konsiderohet i menaxhueshëm nga vende me një ekonomi si Shqipëria. Sot, ky borxh që rëndon vetëm në xhepat e shqiptarëve, dhe të askujt tjetër, parashikohet të kapë vlerën 86% në fund të vitit.

Rritja e borxhit publik në masën 38% në vetëm 7 vjet, do të thotë që qytetarët gjenden sot dyfish të debituar.

Nëse një familje shqiptare mesatarisht kishte një borxh pak më shumë se 10 mijë euro, në vitin 2020 do të jetë e detyruar të paguajë rreth 20 mijë euro (4492 euro borxh për frymë).

Politikat e rritjes së shpenzimeve publike, si ato adresuar arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës, rendit dhe sigurisë, janë të njohura në ekonomi per të nxitur rritjen ekonomike të një vendi. Kjo sjell për qytetarët një kosto më të lartë për të paguar në vitet ardhshme kundrejt rritjes së përgjithshme të mirëqenies.

Por a gëzojnë sot qytetarët më shumë shërbime e të mira publike?

JO – aspak. Madje janë përkeqësuar.

Atëherë – ku kanë shkuan këto para?

Kanë shkuar vetëm tek oligarkët dhe jo tek qytetarët.

A është rritur stabiliteti i sipërmarrjes private dhe a është përmirësuar klima e biznesit?

Situata është përkeqësuar në 7 vitet e fundit. Shqipëria renditet e 87-ta në botë për klimën e biznesit ndërkohë vende fqinje si Maqedonia e Veriut renditet e 17-ta.

Jo vetëm që nuk marrim shembuj nga vendet e rajonit por shqiptarët po varfërohen gjithnjë e më shumë.

Kjo duhet ndalur përpara se vendi të përfundojë në një kolaps total.

Më 25 prill t’i themi JO abuzimit me paratë e shqiptarëve por t’i sigurojmë mirëqenie familjeve shqiptare.

Ada Spiru

Pedagoge ekonomie në Universitetin e Barit Aldo Moro, Itali.

LSI Durrës

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re