“LSI e humbi misionin e saj, Partia e Lirisë ka tjetër qëllim”. Kështu është shprehur Ilir Meta, teksa ka komentuar situatën aktuale në vendin tonë.

 

Nga studio e Spotlight me Alban Dudushin në Vizion Plus, Meta tha se LSI e cila kishte qëllim integrimin e Shqipërisë në BE nuk e realizoi dot, duke renditur kështu problemet kryesore me të cilat po përballet vendi jonë.

 

“Partia e Lirisë ka një mission tjetër krejt ndryshe nga LSI, e cila e humbi misionin dhe pa dashje për shkak të vendimeve të saj. Misioni i LSI integrimi në Bashkimin Europian. Sot ne kemi problemin kryesor që këtu ka rënë i gjithë sistemi demokratik, ka rënë rendi kushtetues, ka rënë shtetit ligjor. Ka rënë cdo gjë tjetër, liri ekonomike, tek administrate publike dhe tek llogaridhënia që ka rënë. Nëse ti do të kesh prioritet integrimin eurpian kur të ka rënë sistemi do të thotë të jesh Don Kishot”, tha Meta.

 

Kreu i Partisë së Lirisë, nuk la pa përmedur edhe djegien e mandateve nga opozita e asaj kohe që drejtohej nga Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha, veprim sipas tij që solli pasojat e veta.

 

“Lënia e mandative një operacion i organizuar brenda dhe jashtë vendit. U zëvëndësuan të gjithë mandatet e deputetëve brenda një dite për të bërë gjithcka fakt të kryer. Dhe sot ne e kuptojmë se cfarë pasojash kishim”, tha Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re