Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës i Partisw Demokratike, Edi Paloka, në takimin e tij të radhës me banorët e Shkallnurit theksoi se programi i paraqitur prej kreut të opozitës, është një plan i mirëmenduar dhe i detajuar deri në qindarkat e fundit, një program i cili i përfshin të gjitha shtresat dhe ku çdo qytetar mund të gjejë veten.

“Ne e kemi paraqitur një program, e kemi prezantuar rregullisht. Një program që përfshin të gjitha shtresat dhe nuk besoj se ka një individ apo një grup që nuk e gjen veten, pasi është një program i llogaritur qindarkë më qindarkë. I gjithë programi ynë shkon 400 milion euro për një vit, me rritje pensionesh, pagash dhe ndihmash ekonomike”, deklaroi Paloka!

Nenkryetari i PD tregoi dhe vjedhjen në 8 vite të qeverisë për shumën prej 6.2 miliard eurosh, kjo përllogaritur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe gjithashtu i siguroi qytetarëve se fitorja e Partisë Demokratike në këtë qark do të jetë me rezultate historike.

Per hir te se vertetes ka qene LSI ajo qe ka gerruar PD-ne sidomos ne zgjedhjet e qershorit 2017, çka tregon se nenkryetari demokrat eshte me se i bindur se keto vota duhet te rikthehen tek demokratet!

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re