Skip to content

LSI e shqetësuar pse nuk e merr SHBA seriozisht Tit Vasilin: Po ju pyesim prej vitesh, pse Edi Ramën e privilegjoni kaq shumë?

 

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili shprehet i shqetësuar se pse Shtetet e Bashkuara nuk e marrin seriozit.

Ai i ka kujtuar ambasadës së SHBA kritikat që i bëri kryeministri shqiptar Edi Rama presidentit Donald Trump kur ky i fundit ishte kandidat.

Vasili thotë se Rama është i privilegjuar në SHBA ndërsa ai jo.

Ndër të tjera Vasuli shkruan.

“Tre pyetje te detyruara per Ambasaden e SHBA, qe s’marrin pergjigje prej kohesh!

Ja se si shante e fyente Edi Rama Presidentin Trump ne ëashington,ne CNN dhe ne anglisht dhe quante Z.Trump “turpi i qyteterimit” ose ne anglisht “Shame of our civilization”.

Sharjet dhe fyerjet ndaj Z.Trump vinin pas fotos se Edi Rames me Z.Obama permes financimit te paligjshem dhe mashtrimit si gruaja e Bilalit.

1.A eshte Edi Rama nje qytetar si gjithe te tjeret per SHBA.

2.A ka ndonje status te privilegjuar Edi Rama ne SHBA, qe shqiptaret nuk e dine ?

3.Po nje qytetari te thjeshte shqiptar a do t’i lejoheshin keto skandale, qe lidhen me SHBA, pa i hyre nje gjemb ne kembe ashtu si Edi Rames?

Jam i interesuar une, por edhe te gjithe shqiptaret qe te degjojme shpjegimet e detyruara te Ambasades, te cilat mungojne te jepen prej vitesh”, tha Vasili.

(BalkanWeb)