LSI-ja feston 16-vjetorin e krijimit, ndërsa kryetarja e kësaj force politike ka vendosur që urimin ta shoqërojë me një video me disa mesazhe që i përcjellin të rinjtë. Monika Kryemadhi thotë se kishte përgatitur një tekst të gjatë, por më pas vendosi që të ndryshonte mendje.

“Kam shkruar një tekst shumë të gjatë për të uruar 16 vjetorin e LSI-së, por video urimi që më dërguan anëtarët më të rinj të LSI-së më bëri të ndryshoj mendim. Urim më të bukur se mesazhi i këtyre të rinjve nuk ka! I uroj të gjithë anëtarëve të LSI gëzuar ditëlindjen!”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re