Lëvizja Socialiste për Integrim ka fshirë “de fakto” Luan Ramën nga fushata e 25 prillit në qarkun e Vlorës.

Nëkryetari i kësaj partie ka zbritur sot në terren ku ka barë thirrje që të votohet nga numri 2 i listës dhe sipër duke anashkaluar ish deputetin.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai tregon se kush duhet të votëbesohet.

“Dinjiteti Vlonjat i listes se LSI e derrmon listen e Astirit te batakçinjve Qendro e Gjiknuri.

I nderuar te isha mes kandidateve te listes se shkelqyer te LSI dhe te prekja me dore uraganin e fitores.

Si vlonjat e di shume mire, qe Vlora e ka marre vendimin e saj absolut:

Vlora do te votoje Grisejda Myslimin vajzen e saj te mrekullueshme pedagogen dhe misionaren.

Vlora do te votoje Dikens Bushaj te riun e shkelqyer patriot.

Vlora do te votoje Anxhela Shenaj vajzen dinjitoze te Gjormit dhe Vlores.

Vlora do te votoje Liri Demen gruan e jashtezakonshme dhe te nderuar.

Rilindja do te provoje humbjen me te hidhur ne Vlore!”, shkruan Vasili. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re