LSI do të prezantojë nesër prioritetet e programit politik me të cilin do të hyjë në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit.

Nga LSI njoftojnë se të hënën nga ora 09:00- 09:40 do të bëhet paraqitje e programit.

LSI ka deklaruar se, pas zgjedhjeve në rast fitoreje të Opozitës së Bashkuar do të qeverisë me PD dhe koalicionin e djathtë, teksa duket se në zgjedhje do të dalë me një program të vetin politik.

NJOFTIMI NGA LSI

Nesër nga ora 09.00 deri në 09:40, Lëvizja Socialiste për Integrim do t’i paraqesë qytetarëve prioritetet e programit të saj politik për zgjedhjet e 25 prillit. Sinjali nga fibra dhe Facebooku i LSI.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re