Skip to content

“LSI i ka dhënë një makinë me qera Berishës”, Borova: Rama do i japë Bashës këtë bashki, socialistët do votojnë për PD

Ilir Borova, drejtues i emisionit “Nova Media” nëpërmjet një lidhje “skype” për emisionin “Të Vaksinuarit” ka folur mbi zgjedhjet e 6 marsit, duke dhënë një lloj parashikimi sesi mund të ndaheshin 6 bashkitë nmes 3 forcave që kandidojnë në këto zgjedhje.

Gjatë parashikimit të tij, Borova tha se kryeministri Edi Rama do bënte të mundur që bashkia e Rrogozhinës të fitohej nga Basha në mënyrë që ky i fundit të mos dilte pa asnjë fitore. Ndërsa sa u përket Dibrës dhe Shkodrës, Borova tha se fitues do ishte koalicioni i “Shtëpisë së Lirisë”, duke shtuar se bashkitë e mbetura do fitoheshin nga PS.

Ilir Borova: Kjo puna e votimeve është bërë si skendinë futboli, kush do fitojë dhe sa. Unë kam për të thënë shumë por meqë ju i doni mendimet e përqendruara, unë them se LSI i ka dhënë makinë me qera “Shtëpisë së Lirisë” dhe nëse ky koalicion fiton atëherë do i kthehet në një makinë të re në parlament me një formim të një grupi parlamentar. Do i japë disa deputetë se i mungonnë se vetëm 4 ka. Unë e shikoj si 3,2,1. Tre bashki i fiton PS, dy i fiton “Shtëpia e Lirisë”, dhe një e fiton partia Demokratike.

Shkodrën mendoj unë e merr “Shtëpia e Lirisë, Durrësin e merr PS me të shtyrë sepse do jetë garë shumë efortë por duke pasur shumë elementë që manipulojnë zgjedhjet në Durrës, PS do e marrë me vështirësi. Ndërkohë në Rrogozhinë që është më e forta, sepse do ja falë Rama Bashës duke futur edhe votuesit e vetë për Lulin. Dibrën do ta marrë “Shtëpia e Lirisë”, Lushnjën e merr PS dhe Vorën PS.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb