Skip to content

“LSI-ja është opozita e vërtetë”, Braimllari: PD nuk iu bashkua aksionit opozitar për të çmontuar regjimin e Ramës, jemi goditur nga dy krahët…

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari tha në një lidhje Skype për Fax Neës se Lëvizja Socialiste për Integrim në zgjedhjet lokale do luajë rolin e opozitës së vërtetë.

Braimllari theksoi se PD-ja është opozitë fasadë dhe se kreu i saj Lulzim Basha nuk u kurrë pjesë e aksionit opozitar për të çmontuar regjimin e Edi Ramës.

Sipas tij, LSI është e hapur për koalicion për çdo lloj force politike që kundërshton qeverinë e Ramës dhe që klasa politike duhet të ndjekë një model të ri, atë të demokracisë dhe proceseve integruese.

Braimllari: Është e qartë tanimë që LSI ka dërguar pranë KQZ të gjitha shkresat dhe ka ndjekur të gjithë procedurat për regjistrimin e partisë në zgjedhjet e 6 marsit.

Janë zgjedhje lokale dhe interesi është lokal, janë shumë të rëndësishme sepse ndikojnë drejtpërdrejtë te qytetarët.

-Situata në terren, 6 bashkitë?

Braimllari: Është e qartë që kemi përballë një regjim që ka bërë cmos për të kapur pushtetin. Dhe zgjedhjet e 25 prillit janë dirixhuar nga të dy palët.

Nuk pati bashkëpunim në terren të lidershipit, LSI I dha frymë opozitës që të ringrihej e bashkuar. Mbështetja asokohe ishte maksimale, I dha një besi.

LSI ka qenë e goditur nga të dy krahët, nëse do kishte bashkëpunim opozitar nuk do kishte masakër zgjedhore.

Ajo që sot ka rëndësi është një model i ri për klasën politike shqiptare, sepse kështu nuk shkohet para në procese integruese. Modeli I të rinjve që bazohet në statut, ku respektohen ligjet është instrumenti që zgjidh cdo cështje.

-Si do shkojë LSI në këto zgjedhje, me kandidatë apo koalicion?

Braimllari: Kemi një përballje që tregohet hapur me Ramën dhe Bashën, ata funksionojnë bashkë. Ne do jemi në koalicion me këdo që është kundër regjimit, për ta çmontuar.

Është gjë tjetër ta flasësh se je kundër dhe tjetër që familjarët e tu të nënshkruajnë koncesione me qeverinë, ky është bashkëpunim.

Qëllimi ishte të ngrihej aksioni opozitar, jo të suportohej ky lloj regjimi. LSI është e vendosur në opozitën reale, jo për të bërë fasadë.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb