Kanë futur këta Shqipërinë në NATO. Shqipërinë në NATO e kanë futur SHBA-të. Ushtria jonë ka qenë dhe do të jetë në funksion të SHBA-ve. Ky vend ka qenë dhe do të jetë një vend që shkon në luftë si vend i NATO-s. Është njësoj si të them unë sot se hapjen e negociatave e bëra unë. Po ja ta zëmë se. Po pastaj? Po të gjitha këto të tjerat, shëndetësia, arsimi. A e imagjinoni dot nëse pandemia do të vinte në kohën e tyre. Këta nuk kishin një autoambulancë. So t ne kemi një urgjencë kombëtare që shkon në të gjithë Shqipërinë. Ju duket ccudi që të fillojnë të shtyhen përsëri ambulancat me krahë? Ju duket ccudi të fillojnë të shtyhen makinat e policisë përsëri? Apo të shihni policët që hanë fara në rrugë? Ju duket ccudi që të fillojë përsëri rekrutimi i infermierëve që nuk dinë të bëjnë gjilpëra por vetëm të ngulin gozhda. Luli dhe PD-ja nuk janë të lirë. Ata janë të lidhur nga Ilir dhe Monika. Për të kaluar një reformë këtej, duhet të jepnim 10 vende pune andej. Ata nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për reformat. Ata funksionojnë si qelizat e kancerit. Rritja dhe shpeshtimet e qelizave të kancerit njihen për rritje të pakontrollueshme, që në fund bëjnë asgjesim e të gjithë trupit. Nëse do ishte për mua, ju siguroj që po të mos bindja absolute që ky është moment kycc për të ardhmen, do merresha me Zaon. Një milion e më shumë herë më e denjë sesa Luli, Iliri, Monika dhe Sali mavria. Akoma Shqipëria merret me Saliun.
Loading …
/faxweb