Nga Namir Lapardhaja

Pasi bashkoi votat me PS-ne ne keshillin bashkiak te Tiranes, te njejten gje LSI-ja paska bere sot edhe ne Durres. Ndersa ne kryeqytet vota “shkau” si per inerci, ne qytetin bregdetar paska qene e hapur si per dite me diell.
Nese Rama ka nje te drejte kur thote diçka, ky eshte identifikimi i kesaj force politike me tepsine, ngase ata diten jane me opoziten e naten me pushtetin. Me opoziten jane si pasoje e ngeljes jashte tepsise se pushtetit, por jo per ndonje qellim, kauze morale apo gjetke. Nese Rama sot, apo Veliaj neser i fton te behen pjese e tepsise, do duket qartazi qe “per interesa kombetare dhe per vendosjen e standardeve te reja ne politiken shqiptare”, do te nxitojne te nxjerrin lugen dhe garuxhden e pushtetit.
Por LSI-ja eshte ne te drejten e saj per sa kohe qe njerezit e votojne dhe jane dakort me filozofine e saj politike.
Shqetesimi im ka te beje me teper me PD-ne zyrtare dhe qasjen e saj ndaj LSI-se.
Sigurisht qe PD-ja nuk mund ta deboje LSI-ne nga oborri i opozites, ngase ky oborr ka vend, madje, edhe per LSI-ne, mirepo, ashtu siç e do tradita dhe zakoni “shtepia me tjegulla, ka rregulla”, ndaj PD-ja zyrtare dhe institucionale duhet te jete e qarte dhe e prere ne qendrimet e saj dhe te drejtuesve te saj karshi LSI-se ne ato zona ku kjo force politike ka pushtet.
Ne gjendjen aktuale qe eshte PD-ja, ka nje mosbesim te plote tek ajo. Kjo eshte sfida e saj me veten. Ky mosbesim thellohet edhe me shume kur PD-ja i shkel syrin ne kete faze LSI-se, e cila, nga ana e saj, eshte me pragmatike kur analizon sjelljen dhe perllogaritjen e saj kur vjen puna tek pushteti.
Meqenese zgjedhjet kur kerkohen edhe perllogaritje matematike jane larg, investimi tek imazhi dhe tek rikthimi i besimit duhet te jene paresore, perndryshe elektorati i mençur, i lodhur dhe pragmatist, do t’i paraprije aleances “se madhe” per disa llogari te vogla.
Ah, dhe ne fund do t’ia jape voten LSI-se meqenese eshte njelloj, se “ne se bashku do vijme ne pushtet”. Apo jo?

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re