Kryetarja e LRI-së dhe kandidatja për deputete e LSI në qarkun e Tiranës, Floida Kërpaçi, ishte e ftuar këtë të hënë në rubrikën “Opinion”, në “News 24”.

Gjatë fjalës së saj, Kërpaçi tregoi detaje nga programi i LSI. Ajo tha se kjo parti ka prioritet të rinjtë dhe synon që të minimizojë largimin e tyre nga vendi.

Po ashtu, Kërpaçi nënvizoi se ka ardhur koha e ndryshimit dhe qytetarët duhet ta arrijnë atë me votë më 25 prill.

“LSI ka prezantuar ekipin fitues që është një ekip i jashtëzakonshëm me njerëz që përfaqësojnë dhe do të marrin besimin e shqiptarëve. Kur jemi me ta e kuptojmë sa rëndësi kanë njerëzit dhe ato që e përfaqësojnë. Në çdo zgjedhje LSI është kujdesur që figurat kryesore të jenë gratë, të rejat, ky mesazh nuk është për ne, por për Rilindjen. Ata mbështesin njerëz me afera kriminale.

Ndërkohë për ne dhe Shqipërinë është ditë e rëndësishme. Do të doja që fleta e votimit të ishte me emra, që qytetarët të kenë të drejtë të votojnë kë të duan. Për mua nuk ka rëndësi numri, se sa ajo që përfaqësojmë dhe ajo që duam të bëjmë për Shqipërinë. Ne kemi një program, që është shprese, një program që shkon në çdo shtëpi, çdo derë. Kemi marrë optimizëm ndaj kemi shpresë tek fitorja. LSI ka vizion, mision kombëtar mbështetjen e të rinjve. Duke parë shifrën alarmante të largimit e të rinjve, objektivi ynë është që të kthejmë të rinjtë dhe ta mendojnë të ardhmen këtu. Ne e kemi hartuar programin nga të rinjtë dhe të rejat por edhe profesionistët. Ne duam që punësimi të jetë më i paguar. Si do e bëjmë këtë?  Kemi menduar rimbursimin 5%, kjo do të sjellë më shumë të ardhura. Kemi dhe reforma për arsimin.

Shumë të rinj e kanë parë të ardhmen larg vendit. Shumë prej tyre më kanë thënë që i mbyllen shumë dyer. Disa nga prioritet tona kryesore për të kthyer të rinjtë lidhen me çiftet e reja. Sot po largohen nga Shqipëria të rinj që janë në moshën për të ndërtuar një jetë të re. Ne prandaj jemi angazhuar që ne të ndjekim programin nga bebja në bebe, është një mundësi për të qëndruar në Shqipëri, sepse kur fëmija jot rritet ka një bazë të ardhurash. Programi i dytë është ambicioz lidhet dhe me BE, garancia për të rinjtë. Ky program do të motivojë të rinjtë, shteti do të bëhet partner me kompanitë dhe të punësojë të rinjtë deri në moshën 29 vjeçare.

Shteti  do t’jui japë lehtësira këtyre kompanive për të punësuar këtë grup moshë. Kat ë rinj që duan të punësohen, por i thonë se nuk ka eksperiencë. Si do e gjej ky i eksperiencën ku nuk ka punuar. Një shtyllë tjetër është arsimi, ne do të shtojmë shkollat profesionale. Shifrat e largimit të gjimnazistëve, për të braktisur shkollat, sepse s’kanë të ardhura. Mëso dhe fito, është një plan që ne kemi që të rinjtë dhe të fitojnë, por edhe të shkollohen dhe vitet e shkollës do të njihen si punë. Ky është një realitet i Rilindjes, ata kanë sjellë shumë premtime. Premtuan 300 mijë vende pune, por në fakt më shumë se kaq janë larguar nga vendi. Premtimet e bëra nga PS janë të pambajtura. Mendoj se njerëzit këtë herë do të votojnë atë që ka programin dhe alternativën“, tha Kërpaçi.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re