Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka mbledhur mbrëmjen e sotme kandidatët e Tiranës për të diskutuar zgjedhjet e 25 prillit.

Burime nga mbledhja thanë për gazetarin e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’, Osman Stafa se ka bindje që rezultati i LSI-në në Tiranë do të jetë më i lartë se 4 vite më parë.

Këto burime sqaruan se Kryemadhi kërkoi një angazhim akoma më të madh për informimin e votuesve me programin e LSI, të intensifikohet kontakti me biznesin për të shpjeguar planin.

“Kishte një besim të madh për një rezultat jashtëzakonisht të lartë në Tiranë. LSI ndjen një rritje të madhe të përkrahjes nga 4 vjet më parë duke parashikuar arritjen e 11 mandateve në Tiranë.

Mbështetja në rritje midis të rinjve dhe përkrahja e qytetarëve ndaj 5 prioriteteve të LSI-së për 5 muajt e parë të qeverisjes, motivonin tonin optimist të takimit.

Kryemadhi kërkoi një angazhim akoma më të madh për informimin e votuesve me programin e LSI, të intensifikohet kontakti me biznesin për të shpjeguar programin ekonomik të LSI, me votuesit për herë të parë, të rinjtë dhe gratë për shpjegimin e përfitimit nga propozimet e LSI.

Të shikohet vlefshmëria e skandencës së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike duke nxitur qytetarët për ti rinovuar në kohë për zgjedhje.”, thanë burimet.

Me sa duket LSI eshte keq me financat per te perballuar zgjedhjet e 25 prillit, jo se duhen shpenzime per takime te medha dhe spektakle se pandemia nuk lejon, por ndoshta per te joshur ndonje te “lekundur”.

Ilir Meta e merrte ndonje lek si ne rastin e 200 mije eurove nga Kastriot Ismaili! Per tua dhene hallexhinjve si ne Shengjin apo ne zonat te tjera te varfra!

/Gazeta Tema

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re